Vojvoda shënoi përsëri gol krucial për mbijetesë për Torinon, u vlerësua me këtë notë
Mërgim Vojvoda po del të jetë krucial për Torinon në garën e skuadrës për mbijetesë në Serie A, tash kur po afrohet fundi i kampionatit.
Mbrojtësi kosovar, i cili realizoi golin e vetëm javën e kaluar në fitoren 1-0 kundër Parmës, shënoi përsëri këtë xhiro por kësaj radhe në barazimin 1-1 me Veronën, transmeton Periskopi.
Vojvoda realizoi në minutën e 85-të për t’ia dhënë epërsinë torinezëve, por fatkeqësisht për ta, Verona barazoi vetëm tre minuta më vonë përmes Federico Dimarcos.
E pas ndeshjes, ‘Whoscored’ publikoi vlerësimet e lojtarëve duke i dhënë notën 6.8, duke e bërë lojtarin e dytë më të vlerësuar te skuadra mysafire, pas asistuesit Ansaldi i cili mori vlerësimin 6.9.
Përndryshe, pas këtij barazimi, Torino bën hap të madh drejt mbijetesës, pasi grumbullon 35 pikë dhe zë pozitën e 15-të. /Periskopi.com/