Ultrasit e Milanit e bënë të qajë Donnarumman pasi e konfrontuan para përballjes me Juventusin

Ultrasit e Milanit e bënë të qajë Donnarumman pasi e konfrontuan para përballjes me Juventusin

Gianluigi Donnarumma është kërcënuar nga ultrasit e AC Milan jashtë terrenit stërvitor.

Portieri i ri, shumë i vlerësuar i Milanit u përball me mbështetësit fundjavën e kaluar mes pasigurisë për të ardhmen e tij në ‘San Siro’, shkruan Periskopi.

Kontrata e 22-vjeçarit do të skadojë në qershor të 2021 dhe, me një vlerësim të Transfermarkt prej 54 milionë funtave, Milani po përballet me mundësinë reale që të humbas një nga lojtarët më të çmuar të ekipit.

Sipas një raporti nga ESPN, ‘Rossonerët’ u përballën me Donnarumma jashtë terrenit të klubit të shtunën e kaluar dhe i thanë atij të mos luante në ‘Allianz Stadium’, nëse nuk planifikon të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Ishte një incident që thuhet se la Donnarumma në lot.

Me Juventusin dhe Milanin që do të shkojnë ballë për ballë në Serie A sot në mbrëmje, ekziston një shqetësim se Donnarumma mund të përballet me një konflikt interesi, pasi që Juve konsiderohet ekipi favorit për tu transferuar lojtari.

Përpara merkatos së verës, drejtori teknik i AC Milanit, Paolo Maldini ka pretenduar se negociatat e kontratës do të përfundojnë në fund të sezonit dhe u bëri thirrje tifozëve të jenë të durueshëm./Periskopi

Shpërndaje në: