Bajraktaraj fiton të artën në Diamond Cup të Rumanisë

Bajraktaraj fiton të artën në Diamond Cup të Rumanisë

Kushtrim Bajraktaraj ka korrur një sukses tjetër të rëndësishëm në botën e bodybuildingut.

Emri i njohur i sportit të bodybuildingut ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij.

Bajraktaraj ka fituar medaljen e artë në Tiger Classic – Diamond Cup në Rumani.

Në garën e organizuar nga IFBB, Bajraktaraj doli fitues në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Përkundër vështirësive në përgatitje nga COVID-19, Bajraktaraj përsëri arriti të lë gjurmë në arenën ndërkombëtare duke ia sjell Kosovës edhe një medalje të artë në sportin e bodybuildingut.

Shpërndaje në: