Interi shkatërron Sampdorian, një javë pasi fitoi titullin

Interi shkatërron Sampdorian, një javë pasi fitoi titullin

Ka përfunduar ndeshja mes Interit dhe Sampdorias , e vlefshme për xhiron e 35 të Serie A.

Interi edhe pse veç e kishte siguruar titullin, u sigurua që të bëjë një ndeshje mjaft të mirë ku arritën të realizonin plot 5 herë.

Golat erdhën nga Gaiglardini në minutë e katërt, Sanchez në minutën e 24-t dhe 34-t,Pinamonti në minutë e 64-t dhe Martinez në minutën e 70-të.

Golin e nderit për Sampdorian e shënoi Keita në minutën e tridhjet e pesë, për një rezultat të përgjithëm 5 me 1.

Sampdoria pozicionohet në vendin e 9 me 45 pikë./Persikopi

Shpërndaje në: