Klopp pishman: Më mungon ky lojtar që e shitëm në vitin 2018

Klopp pishman: Më mungon ky lojtar që e shitëm në vitin 2018

Jürgen Klopp ka zbuluar se i mungon Danny Ings përpara ndeshjes së Liverpoolit kundër Southamptonit në ‘Anfield’ këtë mbrëmje.

Në konferencen përpara ndeshjes, Klopp lavdëroi lojtarin e përfaqësueses angleze, të cilin ai ende e adhuron, transmeton Periskopi.

Gjermani shkroi: “Më ka marrë malli për ta pasur me ne, por jam vërtet i kënaqur që e shoh atë të arrijë potencialin e tij si një nga qendërsulmuesit më të mirë në Premier League.”

Edhe kur Liverpool arriti një marrëveshje prej 20 milion £ e cila pa Ings të largohej për në Southampton në 2018, Klopp prapë ngurronte.

Në atë kohë, Klopp pranoi se ai kishte mbetur me një zemër të “rënduar” pasi pa dëshirë pranoi të linte Ings të transferohej larg Liverpoolit.

Siç citohet nga faqja zyrtare e Liverpoolit në 2018, Klopp tha: “Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Tepër pozitiv dhe plot energji. Por nuk do të na mungojë vetëm karakteri i tij sepse ai është një futbollist që i ka të gjitha karakteristikat e nevojshme. ” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: