Agjenti i Hakimit “tmerron” fansat e Interit: ‘Kush nuk do të donte të luante për Bayernin?’

Agjenti i Hakimit “tmerron” fansat e Interit: ‘Kush nuk do të donte të luante për Bayernin?’

Agjenti i mbrojtësit të Interit, Achraf Hakimi komentoi thashethemet e një transferimi në Bayern Munchen.

Përfaqësuesi i Hakimit Alejandro Camano foli për Goal dhe SPOX në lidhje me thashethemet më të fundit që përfshijnë përfaqësuesin e Marokut drejt një lëvizje te Die Roten.

“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme, por nuk do të më habiste nëse Bayern do të interesohej për Hakimin,” tha ai.

“Achraf është shumë i lumtur në Inter, ai nuk mendon për asgjë tjetër. Por, kush nuk do të donte të luante për Bayern. ”

Mirëpo ish-mbrojtësi i Real Madridit ka shumë të ngjarë të mos lëvizë në Bayern këtë verë, pasi agjenti konfirmoi se nuk ka pasur kontakte dhe Presidenti i Bayern Herbert Haines specifikoi se klubi nuk do të shpenzojë para të mëdha gjatë muajve të ardhshëm.

“Unë nuk e shoh nevojën për ndonjë transferim  të shtrenjtë,” i tha ai podcastit të Bild Bayern-Insider. “Ne kemi një ekip tepër të fortë dhe të ri me potencial të madh, kështu që nuk shqetësohem.

“Unë jam i lumtur kur lojtarët e shkëlqyeshëm janë të lidhur me Bayern dhe kur thuhet se ata do të donin të vinin tek ne.

“Por kjo do të kushtonte shumë para, të paktën duke iu referuar asaj që thonë mediat.”

Shpërndaje në: