‘Pozitiviteti ndaj çdo forme trupi vlen dhe për burrat’: Will Smith është gati për t’u transformuar!

‘Pozitiviteti ndaj çdo forme trupi vlen dhe për burrat’: Will Smith është gati për t’u transformuar!

Në seritë me titull “Best Shape of My Life” (Në formën më të mirë të jetës), aktori Will Smith do të tregojë “rindërtimin e trupin të tij në formën më të mirë që ka patur ndonjëherë dhe kthimin e forcës së tij mendore dhe fizike”. Shndërrimet dhe i gjithë rrugëtimi do të dokumentohen në YouTube.

“Ky është trupi me të cilin arrita të kaloj pandeminë dhe ditë të tjera të vështira. E dua shumë, por dua të ndihem më mirë”, shkroi ai në Instagram.

Seriali me gjashtë episode do të jetë një prodhim i Smith’s Westbrook Media. Aktori e përshkruan si “argëtuese, qesharake, frymëzuese, aventureske dhe tmerrësisht sfiduese”. Pjesë e rrugëtimit do të bëhën edhe atletë, shkencëtarë dhe eskpertë.

Kjo është hera e dyte që Smith sjell diçka origjinale në YouTube. Fillimisht, ai erdhi me “Will Smith: The Jump”, që theu rekorde duke shënuar gati 18 milionë shikime në dy ditët e para.

Sa për ide, ja si dukej aktori në rastet kur ishte në formë:

'Pozitiviteti ndaj çdo forme trupi vlen dhe për burrat':

'Pozitiviteti ndaj çdo forme trupi vlen dhe për burrat':

Pasi Will postoi lajmin, njerëzit e bombarduan me disa ide intensive stërvitjesh, për të cilat ai tha “më shkritë së qeshuri me këto stërvitje”.

Shpërndaje në: