Munishi pas barazimit me Dritën: Ishte një fitore e vogël me i tregu opinionit kush është baba

Munishi pas barazimit me Dritën: Ishte një fitore e vogël me i tregu opinionit kush është baba

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë interesante për medie pas barazimit me Dritën.

Derbi i Anamoravës sot, në kuadër të xhiros së 33-të, nuk dha fitues teksa përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Periskopi.

I kënaqur me barazimin u shpreh trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili e cilësoi si një fitore të vogël barazimin ndaj rivalëve të qytetit.

“Ishte ndeshje e mirë me kushte optimale, për neve ishte me rëndësi që të mos e humbim këtë lojë, kishim shumë mungesa. Ishte rezultat i pranushëm, një fitore e vogël, me i kallxu opinionit se kush është baba. I kemi premtuar Skifterave. Sot vetëm 17 futbollistë ishin të gatshëm, të gjithë futbollistët gati u angazhuan të luajnë. Kështu luftohet për Gjilanin,” deklaroi Munishi.

Drita me këtë barazim mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë, tri më pak se Prishtina teksa Gjilani i cili është pa objektiva për pjesën e mbetur të sezonit ndodhet në vendin e katërt me 48 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: