Man City demolon PSG-në dhe siguron finalen e madhe të Champions Leagues
Manchester City ka siguruar finalen e Champions League, pasi dhuroi paraqitje brilante kundër PSG-së në të dy përballjet gjysmëfinale, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-1.
PSG, që cuditërisht luajti me Kylian Mbappen si rezervist të pashfrytëzuar, thjesht nuk pati diciplinën dhe vullnetin e kundërshtarit që dominoi totalisht, shkruan Periskopi.
Riyad Mahrez shënoi të dy golat në fitoren e sontme 2-0, derisa algjeriani kishte realizuar edhe në përballjen e parë.
Sonte ai shënoi në minutat 11′ dhe 63′, teksa parisienët mbetën nga minuta e 69-të me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Angel Di Marias i cili shkeli qëllimisht në këmbë Fernandinhon jashtë vijave kufizuese.
Pas kësaj fitoreje, Man City pret në finale fituesin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Chelseat që luhet nesër në ‘Stamford Bridge’. /Periskopi.com/