Riyad Mahrez barazoi një rekord impresiv me golin kundër PSG-së sonte
Riyad Mahrez i ka dhënë epërsinë skuadrës së Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kështu, sipas OptaJoe (faqe për statistika dhe rekorde) ai është bërë vetëm lojtari i dytë i cili shënon në të dy ndeshjet gjysëmfinale për një klub anglez në këtë garë.
I pari lojtar që ka arritur një gjë të tillë është Sadio Mane për Liverpoolin, në sezonin 2017/18.
Me rezultat momental, 3-1, Man City pritet të jetë finalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.