Tuchel është absolutisht i dashuruar në Kanten: Kam ëndërruar për të dhe tash është lojtari im
Thomas Tuchel ka folur rreth rëndësisë së N’Golo Kantes para ndeshjes gjysmëfinale të Champions Leagues kundër Real Madridit, të mërkurën mbrëma.
Me Mateo Kovacicin të lënduar, Kante ka shkëlqyer në mesfushën e Chelseat përkrah Jorginhos, transmeton Periskopi.
”Ai duhet ta pranojë se do ta përqafoj, e bëj këtë shumë,” tha Tuchel fillimisht për francezin.
”Ai është djalosh i mirë, gati i turpshëm. Ai është i qetë, i pëlqen koha e vetë kualitative dhe nuk është i zhurmshëm.
”E shoh duke buzëqeshur shumë, e shoh duke pasur kontakte me të gjithë në mënyrën e vetë, shumë i turpshëm dhe i sjellshëm por jam shumë i lumtur që lojtarët si ai ekzistojnë, është kënaqësi të shikohet.
”Ai është njeriu që u duhet për të fituar trofe. Për këtë jam shumë i lumtur që është këtëu.
”Kam ëndërruar për këtë lojtar, kam luftuar për këtë lojtar te cilido klub që kam qenë dhe tash është lojtari im. Ai ka fituar shumë trofe, vec Champions Leagues. Jam i sigurtë se do të bëjë gjithcka për ta fituar këtë trofe.
”Për mua, ai është shembull, një ardhje e jashtëzakonshme për cilëndo skuadër në botë. Ai është celësi, do të jetë celësi nesër.” /Periskopi.com/