Pamje të tmerrshme: Momenti kur shpërthen dhuna brutale në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja

Pamje të tmerrshme: Momenti kur shpërthen dhuna brutale në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja

Ndeshja gjysmëfinale e Playoffit mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është pezulluar për shkak të shpërthimit të dhunës pas pjesës së parë.

Intervali i parë u mbyll me epërsi minimale, 49-48, por gjithçka eskaloi derisa ekipet ishin nisur drejt zhveshtores, shkruan Periskopi.

Pejanët, përmes një postimi në Facebook, zbuloi se janë sulmuar nga shikuesit dhe ekipi kundërshtarë.

Sipas tyre, nga kjo përleshje ka pasur edhe të lënduar.

Pas kësaj ngjarjeje, Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur ta pezullojë ndeshjen, teksa ‘KlanKosova’ ka publikuar pamje të rrahjes.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: