Këta gjyqtarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligë
Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja e kësaj jave do të jetë në Gjilan, ku edhe do të zhvillohet derbi i “Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Shpëtim Murtezi do të jetë kryesori i kësaj ndeshje, derisa Dardan Çaka do të drejtojë ndeshjen Feronikeli – Trepça 89.
Ndeshjen mes Besës dhe Prishtinës do ta udhëheqe gjyqtari Visar Kastrati, ndërsa Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Ballkani – Arbëria.
Më poshtë mund të shikoni edhe listën e plotë të gjyqtarëve të deleguar për secilën ndeshje të Superligës për këtë javë.