Zyrtare: La Liga merr vendim të rëndësishëm për dy javët e fundit të kampionatit

Zyrtare: La Liga merr vendim të rëndësishëm për dy javët e fundit të kampionatit

La Liga ka komunikuar lajmin se dy javët e fundit të sezonit do të luhen në orar të njejtë.

Tanimë ky vendim është bërë i zakonshëm, ku vendoset se dy javët e fundit në La Liga të luhen në një orar të caktuar.

Si zakonisht në sezonet e mëparshme, dy ditët e fundit të LaLiga Santander dhe LaLiga SmartBank do të caktohen në një orar të përbashkët.

Në këtë mënyrë, java e 37 dhe 38 në La Liga do të luhen një orar të unifikuar për të gjitha ndeshjet, rezultatet e të cilave mund të kenë ndikim në klasifikimin përfundimtar.

Ky vendim merret për t’u siguruar se nuk do të ketë ndonjë kalkulim apo ‘pazare’ mes skuadrave.

 

Shpërndaje në: