Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Romës janë ‘muzikë’ për veshët e fansave ‘Gialloross’
Jose Mourinho ka thënë se dëshiron të ‘krijojë një projekt triumfues’ te Roma dhe zgjodhi kalimin te ‘Giallorossët’ për shkak të pasionit të jashtëzakonshëm të fansave.
58-vjeçari rikthehet në Serie A para sezonit 2021/22, me 25 trofe në bagazh deri tani. Ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, ka pranuar marrëveshje tre-vjeçare për ta zëvendësuar Paulo Fonescan pas këtij sezoni, transmeton Periskopi.
”Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhi ta udhëheq këtë klub madhështor dhe të jem pjesë e vizionit të tyre,” tha Mourinho për uebsajtin zyrtar.
”Pas takimeve me pronarët dhe Tiago Pinton, menjëherë e kuptova ambicien e tyre për Romën. Është ambicia e njejtë që më ka motivuar mua gjithmonë dhe së bashku mund të ndërtojmë një projekt triumfues në vitet e ardhshme.
”Pasioni i jashtëzakonshëm i fansave të Romës më bindi që të pranoj këtë punë dhe mezi pres të fillojë sezonin e ardhshëm.” /Periskopi.com/