Said Benrahma prishi agjërimin gjatë paraqitjes masterklas kundër Burnleyt mbrëmë

Said Benrahma prishi agjërimin gjatë paraqitjes masterklas kundër Burnleyt mbrëmë

West Ham United mbajti veten në garë për një vend në Champions League të hënën mbrëma.

Skuadra e David Moyesit udhëtoi drejt Burnleyt duke e ditur se vetëm fitorja do të kryente punë në ‘Turf Moor’.

West Hami fitoi ndeshjen 2-1 falë dy golave nga Michail Antonio i rikthyer, transmeton Periskopi.

‘Çekanët’ fituan me përmbysje, derisa një prej njerëzve kyç të tyre ishte padyshim Said Benrahma.

Anësori algjerian ishte gati i pandalshëm deh asistimi i tij për golin e dytë të Antonios në minutën e 29-të, ishte absolutisht brilant.

Shikoni më poshtë.

Gjëra të bukura nga Benrahma dhe ajo që e bëri edhe më impresive paraqitjen e tij në pjesën e parë në ‘Turf Moor’ ishte fakti se ai po agjëronte Ramazanin.

Pasi terrorizoi mbrojtjen e Burnleyt për 35 minuta, ndalimi i lojës i dha mundësinë Benrahmas të pinte dhe të hante diçka. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: