Milan synon “bombën” e merkatos, gati marrëveshja me yllin e Real Madridit
Sipas AS, anësori i Real Madrid, Lucas Vazquez ka refuzuar një lëvizje në Atletico dhe pothuajse me siguri do të bashkohet me Milanin nëse ai nuk vazhdon kontratën me Merengues.
Kontrata e anësorit spanjoll skadon në fund të sezonit dhe gazeta me bazë në Madrid raporton se Vazquez ka refuzuar të bashkohet me rivalët e qytetit të Realit.
Anësori nuk dëshiron të tradhtojë Los Blancos, klubin që ai mbështet dhe luan që kur ishte fëmijë. Prandaj ai nuk do të lëvizë në anën tjetër të qytetit tek Atletico.
Real Madrid shpreson që 29-vjeçari përfundimisht të zgjas qëndrimin e tij në klub dhe t’i ketë ofruar spanjollit një marrëveshje të re me 3.5 milion euro në vit.
Rossonerët kanë bërë ofertën më bindëse deri më tani ’megjithëse të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.
Calciomercato.com raporton se anësori i Real Madrid ka kërkuar një pagë prej 5 milion € në vit, por Milani nuk është i hapur për të ofruar aq shumë.
Vazquez është i hapur për të lëvizur në Milano, ku do të bashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës Theo Hernandez./Periskopi