Bill Gates dhe bashkëshortja e tij i japin fund martesës pas 27 vitesh!
Bill dhe Melinda Gates i kanë dhënë fund martesës pas plot 27-vitesh bashkë! Miliarderi dhe ish-bashkëshortja kanë bërë publik vendimin e divorcit duke thënë se “nuk besojnë më se mund të rriten si çift.”
“Pas një analize të gjatë mendimesh dhe një pune shumë të madhe në marrëdhënien tonë, kemi vendosur t’i japim fund martesës.”- shkruan dyshja në Twitter.
Për herë të parë, ata u takuan në 1980-ën, kur Melinda iu bashkua Microsoft-it. Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve dhe bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit tek fëmijët.
Gjatë një dokumentari në Netflix, Bill u shpreh për takimin e parë me Melinda-n:
“Ne na interesonte shumë njëri-tjetri dhe kishim vetëm 2 mundësi. Ose do të ndaheshim që nga ai moment ose do të martoheshim.”
E ndërsa Melinda shprehet se dikur e kishte gjetur miliarderin teksa listonte në një tabelë gjithë avantazhet dhe disavantazhet e martesës. Sipas Forbes, Bill Gates renditet i katërti në listën e njerëzve më të pasur të botës.