Leonardo nuk është aq i bindur për rinovimin e Neymar tek PSG

Leonardo nuk është aq i bindur për rinovimin e Neymar tek PSG

Merkato e verës duket se do të jetë një nga më interesantët në vitet e fundit. Shumë lojtarë të mëdhenj po përballen me të ardhme të pasigurt dhe madje vazhdimi i Neymar në Paris Saint-Germain nuk është i garantuar, pavarësisht se klubi ishte i bindur se ai do të rinovonte jo shumë kohë më parë.

Braziliani është lidhur me një kthim në Barcelonë, megjithëse ka dyshime në lidhje me mundësit e Katalanasve për të paguar transferimin dhe pagën e tij.

Leonardo ka qenë i sigurt për rinovimin e lojtarit, megjithëse ky optimizëm duket se po zbehet.

“Ne duhet të jemi të qetë për gjithçka,” i tha ai El Chiringuito të Dielën, kur ishte në Barcelona për të parë ekipin e femrave të PSG-së duke humbur ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Leonardo nuk pranoi të jepte info më shumë, pavarësisht se u pyet në mënyrë specifike për Neymar dhe Kylian Mbappe.

“Sot kam ardhur këtu për të parë ekipin e femrave,” tha ai.

“Fatkeqësisht ne kemi humbur”.

Klubi është përpjekur të rinovojë kontratat e Mbappe dhe Neymar, vetëm disa kohë më parë.

Shpërndaje në: