Rekordi i pabesueshëm i Vidalit: 9 herë kampion në 10 vitet e fundit në Itali, Spanjë e Gjermani

Rekordi i pabesueshëm i Vidalit: 9 herë kampion në 10 vitet e fundit në Itali, Spanjë e Gjermani

Inter u konfirmuan si kampionë të Serie A të dielen pasi Atalanta nuk arriti të fitonte në Sassuolo, duke i dhënë fund përfundimisht ciklit të Juventusit në Scudetto pas nëntë fitoreve radhazi për skuadrën nga Torino.

Arturo Vidal, që kishte 4 triumfe në kampionat që i arriti me Juventusin midis 2012 dhe 2015, festoi një tjetër titull kampionati të nëntin në vetëm 10 vjet – duke fituar tre me Bayern Munich dhe një me Barcelonën, me sezonin 2019/20 që ishte i vetmi që nga 2010/11 ku ai nuk fitoi një titull në kampionat, shkruan Periskopi.

Ai ka arritur edhe suksese të tjera, si Coppa Italia në vitin 2015, Supercoppa Italia në vitin 2012 dhe 2013, DFP Pokal në vitin 2016, etj.

Këtë kampionat, Vidal ka luajtur 23 ndeshje për Interin në Serie A, duke shënuar një herë dhe asistuar dy herë./Periskopi

Shpërndaje në: