Veshja e Billie Eilish është kaq e fuqishme dhe s’ka lidhje me dukjen

Veshja e Billie Eilish është kaq e fuqishme dhe s’ka lidhje me dukjen

Në intervistën për Vogue, Billie Eilish – e njohur për veshjet e gjera që prej fillimit të karrierës – u shfaq ndryshe.

Siç mund ta shihni, ajo mban veshur një korse dhe fund Gucci, reçipeta nga marka Agent Provocateur dhe aksesorë lateks. Si një frymëzim nga modelet klasike pin-up, saktësisht Betty Brosmer, veshja e Billie-t është kaq e fuqishme, përtej dukjes.

Veshja e Billie Eilish është kaq e fuqishme dhe s’ka lidhje me

“Të tregosh trupin ose lëkurën – ose të mos i tregosh – nuk ka pse të largojë respektin tuaj. E gjitha lidhet me atë që ndiheni. Nëse doni të bëni një operacion, bëjeni. Nëse doni të vishni një fustan për të cilin dikush mendon se dukeni shumë të mëdhenj, visheni. Nëse ndiheni sikur dukeni mirë, ju dukeni mirë.”

Veshja e Billie-t i mëshon një prej parimeve të saj më të fuqishme, që e dalloi ndër të tjera nga këngëtaret që adhurohen nga adoleshentët. Ndryshe nga shumë yje të moshës, që karakterizohen nga veshjet glamoroze, me shkëlqim, që theksojnë format trupore, Billie ishte krejt e kundërta – veshje të gjera që zbulonin shumë pak për trupin e saj.

Veshja e Billie Eilish është kaq e fuqishme dhe s’ka lidhje me

“Lërini fëmijët të jenë fëmijë” ishte një ndër parimet e saj kur ishte vetëm 17 vjeç.

“S’dua që bota të di gjithçka për mua. Prandaj vesh rroba të mëdha e të gjera. Njerëzit s’mund të flasin sepse s’e dinë si dukem nën rroba, më kuptoni? Nuk mund të thonë ‘oh, është e dobët, por me hire,” nuk mund të thonë ‘është e dobët dhe pa hire.’ Nuk mund të gjykojnë në kam të pasme të mëdha a të vogla. Nuk mund të thonë asgjë sepse s’dinë gjë,” ka thënë më parë në një video të shkurtër për Calvin Klein.

Asokohe, me mijëra njerëz në Twitter u prekën nga deklarata e Billie-t sepse është një realitet i përjetuar, sidomos nëse je vajzë a grua. Nëse tregon trupin, sado pak, pa pikë dyshimi dikush do e komentojë, qoftë për mirë a për keq.

Veshja e Billie Eilish është kaq e fuqishme dhe s’ka lidhje me

Për Vogue, Billie tregoi pak trupin, si mënyrë për të nxjerrë në pah atë që përmendi edhe në Instagram: “Bëni çfarë të doni [me trupin tuaj], kur të doni”.

Shpërndaje në: