EURO 2022: Ja si i mbylli kualifikimet Kombëtarja e Kosovës në hendboll

EURO 2022: Ja si i mbylli kualifikimet Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Duket se Kosova përveç xhudos dhe futbollit nuk po arrin të ketë suksese në sporte të tjera në garat ndërkombëtare. Së fundi, kombëtarja jonë humbi ndeshjen e fundit me rezultat turpërues 39-16 nga Suedia në Kualifikimet për Evropian.

Në gjashtë ndeshjet e luajtura, Kosova jonë pësoi katër humbje, mori një barazim dhe ia doli të fitonte një herë tjetër.

Humbja e pësuar nga Suedia nënkupton që Kombëtarja e Kosovës do të përfundojë e fundit në Grupin VIII me vetëm tri pikë të tubuara.

Verdhekaltërit humbën edhe nga Mali i Zi midis Prishtinës për t’i humbur gjasat për kualifikim.

Gjatë këtij cikli kualifikues, Kosova arriti fitoren e parë në udhëtim – kundër Rumanisë, ndaj së cilës kombëtare ia doli të nxirrte edhe barazim. /Periskopi

Shpërndaje në: