Fansat e UFC-së po frikësohen për jetën e luftëtarit pas nokautit neveritës nga bërryli rrotullues
Jiri Prochazka, një ish-kampion në peshën e lehtë në RIZIN, la të shokuar audiencën me paraqitjen e frikshme të shtunën mbrëma.
Në përballjen me Dominick Reyes, Prochazka e vuri në gjumë kundërshtarin me një bërryl rrotullues, transmeton Periskopi.
Reyes u duk se do të fitonte përballjen pas dy rundeve, por Prochazka luftoi për t’u rikthyer dhe e bëri në rrethana drithëruese.
Kur kishin mbetur edhe 31 sekonda në rundin e dytë, ai siguroi fitoren me dy goditje të rënda me bërryl dhe një të majte fatale.
I nokautuar, Reyes ra për tokë keq, duke rënë me qafë dhe kokë.
Ishte një rënie alarmuese, me shumë fansa që ngritën shqetësime për mirëqenien e Reyesit në rrjetet sociale. /Periskopi.com/
Absurd knockout from Jiri Prochazka to finish it in the 2nd round #UFCVegas25 pic.twitter.com/kQZI6eQKBw
— BetOnline.ag (@betonline_ag) May 2, 2021