Boksieri i frikshëm që përgatitet për vdekje në ring dhe i thotë lamtumirë familjes para çdo meçi

Boksieri i frikshëm që përgatitet për vdekje në ring dhe i thotë lamtumirë familjes para çdo meçi

Saul Alvarez mbetet një prej boksierëve më dominues dhe më të frikshëm në sport, por në një intervistë së fundmi ai ka lënë të nënkuptohet se frikësohet më shumë se shumica.

Derisa meksikani po përgatitet për meçin me Billy Joe Saunders fundjavën e ardhshme, ‘Canelo’ ka zbuluar se ai përgatitet për më të keqen secilën herë që futet në ring, transmeton Periskopi.

”Futem në ring dhe ndoshta nuk kthehem më,” tha Canelo në një intervistë së fundmi.

Për një boksier që ka pësuar vetëm një humbje në 58 meçe, këto fjalë janë shumë domethënëse.

”Ndoshta përfundoi i vdekur. Por e di këtë. Dhe gjithmonë i them lamtumirë familjes.

”U them ‘mos u shqetësoni, mos qani. Nëse vdes, vdes duke bërë atë që e dua më së shumti.”’

Shikoni më poshtë përmbledhje nga aftësitë e tij në ring. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: