Momenti kur plasin përleshjet mes fansave në tribuna derisa Andy Ruiz po boksonte kundër Chris Arreolas
Për shkak të Covid-19, fansat nuk kanë mundur të shikojnë nga afër ndeshje boksi në Britani deri tani.
Të shtunën mbrëma ata u lejuan në numër të kufizuar, rreth 20 mijë, për të shikuar disa mece në ‘AO Arena’, transmeton Periskopi.
Ka qenë një periudhë depresive për të gjithë të përfshirë në këtë sport.
Sidoqoftë, në anën tjetër të botës, Andy Ruiz Jr dhe Chris Arreola u përballën në Kaliforni. Meci u zhvillua në kapacitetin prej vetëm 33% të ulëseve, që nënkupton se 3,940 fansa ishin prezent.
Pavarësisht numrit të vogël të audiencës, në sallë pati trazira që nuk i kanë aspak hije këtij sporti.
Derisa Ruiz Jr dhe Arreola po boksonin në ring, fansat gjithashtu po boksonin në tribuna.
Shikoni dy videot e mëposhtme. /Periskopi.com/
And boxing is back in SoCal! They are slugging it out in the stands!! @barstoolsports #RuizArreola pic.twitter.com/0jFcZPhlaz
— Mike Coppinger (@MikeCoppinger) May 2, 2021
Fights EVERYWHERE! #RuizArreola pic.twitter.com/WcknRjgXeK
— Sergio Mora (@TheLatinSnake_) May 2, 2021