Shpati Zekaj siguron finalen e ‘European Open’, mposht me ippon rivalin kroat
Shpati Zekaj ka vazhduar rrugëtimin e tij drejt medaljes në kuadër të kategorisë -100 kg në European Open në Zagreb.
Zekaj arriti të mposht në raundin e parë çekun Matej Silvester dhe në raundin e dytë zviceranin Daniel Eich.
Në çerekfinale, kosovari kaloi pa luftë, pasi hungarezi Zsombor Veg u diskualifikua.
Në gjysmëfinale, Shpati pati përballë kroatin, Marko Kumric.
Xhudistët e nisën me vrull duelin, por Zekaj u penalizua në min 2:26 për një gabim.
Ne min 1:46 Zekaj me një lëvizje fantastike arriti që të kundërvihet kroatit.
Ai arriti ta mund Kumricin me IPPON në min 1:14.
Tani në finale, Zekaj do të përballet me ukrainasin, Anton Savytskiy.