Sondazh: Një e treta e britanikëve lajnë shtresat e tyre veç 1 herë në vit
Një në tre persona në Britaninë e Madhe pranuan që pastronin çarçafët e tyre vetëm në baza vjetore, thotë një sondazh i ri që u zhvillua së fundmi, shkruan The Independent.
Dhe ende më keq, 18 përqind prej tyre lajnë xhinset veç 1 herë në vit dhe 36 përqind lajnë batanije vetëm një herë në këtë periudhë, sipas statistikave të lëshuara nga Hammonds Furniture.
Ndërsa hulumtimi thotë se 40 përqind prej britanikëve lajnë peshqirët pas çdo përdorimi dhe 80 përqind të mbathurat pas përdorimit.
Po ashtu, 25 për qind e burrave që pranojnë të lajnë të brendshmet vetëm pas çdo pesë përdorimeve, dhe 10 për qind e burrave që pretendojnë të lajnë të brendshmet vetëm pas çdo dhjetë larjesh. Dhjetë larje. Dhjetë A mund ta imagjinosh? Nuk mund as të mendohet.
Lajmi i zymtë vjen vetëm një ditë pasi bota u tmerrua nga kjo fije virale në të cilën gratë ndanin histori rreth takimeve me burra me higjienë të keqe.
Sidoqoftë, sondazhi ishte me 2,000 njerëz dhe vetëm mund të shpresohet që ata ishin tërësisht jopërfaqësues të popullatës së përgjithshme, sepse kjo nuk është aspak e mirë./PERISKOPI/