Arsene Wenger: Dy herë e refuzova Real Madridin

Arsene Wenger: Dy herë e refuzova Real Madridin

Arsene Wenger ka zbuluar se ka qenë tifoz me klubin spanjoll Real Madridin kur ishte fëmijë, ndërsa kishte refuzuar dy herë mbretërit gjatë karrierës së tij.

Kur ish- trajneri i Arsenalit po rritej në Francë, Real Madridi ishte ekipi që sundonte në Evropë, duke fituar pesë Kupa Evropiane me radhë.

“Kur isha fëmijë, Real Madrid ishte ekipi im”.

“Unë jam rritur duke parë Di Stefano, Puskas, Kopa, Santamaria,Gento këta lojtarë më pëlqenin”.

“Më pëlqente Real Madrid dhe, me kalimin e kohës, përfundova duke u përballur me ta”, ka folur Wenger për “EFE”.

Gjatë periudhës së ishte në Arsenal, ai kishte marr dy oferta nga Real Madridi.

“Unë pothuajse shkova në Real Madrid në dy raste. Jo shumë njerëz mund ta thonë këtë “

Shpërndaje në: