Munishi: Për herë të parë më duhet me thanë se sot e fitova ndeshjen me zëvendësime

Munishi: Për herë të parë më duhet me thanë se sot e fitova ndeshjen me zëvendësime

Zëvendësimet ishin ato që ia siguruan fitoren me përmbysje Gjilanit kundër Ballkanit, sipas Ismet Munishit.

Gjilani triumfoi me rezultat 4-3 në një triller të vërtetë në udhëtim, shkruan Periskopi.

“Lojën e skuadrës e vlerësoj lart, jemi e vetmja që mundohemi me respektu kundërshatarin, isha shumë i knaqun me lojtarët e mi.

Lojtarët janë të rraskapitun se kemi lujtë shumë shpejtë, sot për herë të parë më duhet me thanë që sot e fitova ndeshjen me zavendësime”, tha Munishi.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani grumbullon 47 pikë dhe zë vendin e katërt në tabelën e Superligës. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: