Këpucët me të cilat Messi theu rekordin legjendar të Pele, hidhen në ankand për një shumë marramendëse

Këpucët me të cilat Messi theu rekordin legjendar të Pele, hidhen në ankand për një shumë marramendëse

Shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s” ka shitur këpucët e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, ato të golit numër 644 në karrierën e tij te skuadra katalane, që theu rekordin e golave të realizuar, rekord i mbajtur më parë nga braziliani legjendar  Pele.

Goli rekord i Messit u shënua gjatë ndeshjes kundër Valladolid, më 22 dhjetor 2020.

Këpucët u blenë në ankand për 125.000 paund dhe të ardhurat nga shitja e tyre do të shkojnë në spitalin universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.

Shpërndaje në: