Trajneri më i mirë në botë sipas Guardiolas kërkon falje që nuk flet në anglisht
Trajneri më i mirë në botë [Marcelo Bielsa] sipas trajnerit më të mirë në botë [Pep Guardiolas] ka thënë se një prej mangësive më të mëdha të tij është mos-njohja e gjuhës angleze, pavarësisht që kjo mangësi nuk është dëshmuar barrierë e madhe për ekipin e tij që ka mahnitur dynjanë këtë sezon në Premier Ligë.
Argjentinasi 65 vjeçar, që u emëruar kryetrajner i Leedsit në qershorin e 2018-s, i mban intervistat me media me praninë e një përkthyesi.
Bielsa tha se e ka mjaft zor ta shpjegojë veten edhe në spanjisht, kështu që mori vendimin të mos komunikonte në një gjuhë tjetër, shkruan SkySport, përkthen Periskopi.
“I detyrohem një kërkim-falje atyre që duhet të më dëgjojnë mua, që nuk kam mësuar anglisht,” tha Bielsa, që e çoi Leedsin në Premier Ligë vitin e kaluar pas 16 vitesh mungesë.
“Një prej deficiteve më të mëdha të mia është pa-aftësia për të komunikuar në gjuhën që secili e flet [anglisht].”
Leeds-i është i pamposhtur në shtëpi ndaj gjigantëve të “top-gjashtëshes” angleze këtë sezon, me barazimin ndaj Unitedit në Elland Road të dielën e kaluar që e vuri ekipin e tij një pikë para Arsenalit në tabelë.
“Për shkak se është shumë e vështirë për mua që të flas në spanjisht, të shpreh idetë e mia thjesht dhe shkurt, vendimi që mora për të mos e bërë këtë gjë në një gjuhë tjetër nuk ishte imi. Nëse nuk mund t’i shpreh gjërat mirë në spanjisht, si mund t’ia dalë t’i shpreh në anglisht? I pari që nuk e besoj këtë shpjegim jam unë vet, por ky është realiteti im.” /Periskopi