Villarreali i fortë për Arsenalin
Villareali ka fituar takimin e parë gjysmëfinal në kuadër të Europa League.
“Nëndetësja e Verdhë” arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke ë zënë në befasi skuadrën e Mikel Artetas.
Trigueros i dha avantazhin skuadrës së Villarealit në min 5’ pas një asistimi nga Chukwueze.
Raul Albiol shënoi golin e dytë, në min 29.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Villarealit.
Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënojë, por me vështirësi, pasi Ceballos u ndëshkua me të kuq në min 57.
Nicolas Pepe shënoi gol në min 73’ nga penaltia për Arsenalin.
Capoue u ndëshkua me të kuq, dhe skuadrat mbetën me na 10 lojtarë në fushë.
Gjithçka mbetet e hapur për në takimin e dytë.
Rezultati final, Villareal 2-1 Arsenal.