Granada fundos Barcelonën midis ‘Camp Nou’, ia mohon vendin e parë me një humbje të dhimbshme
Barcelona pati rast të artë të rrëmbente vendin e parë në La Liga pastër, por pësoi një humbje shokuese në ‘Camp Nou’ nga Granada me rezultat 2-1.
Ishte një rast i jashtëzakonshëm për katalunasit që të shfrytëzonin ndeshjen minus që e kishin për të rrëmbyer primatin në kampionatin spanjoll, vetëm pesë xhiro para mbylljes së fushatës, shkruan Periskopi.
Mirëpo, dështoi keq, madje duke u mposhtur me përmbysje.
Fillimisht Leo Messi kaloi blaugranët në epërsi në minutën e 23-të, por golat nga Machis 63′ dhe Molina 79′ ia siguruan pikët e plota Granadas nga kjo përballje.
Pas kësaj disfateje, Barcelona mbetet në pozitën e tretë me 71 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madridi, por tash janë gjërat e barabarta, pasi asnjë skuadër nuk ka ndonjë ndeshje më pak apo më shumë të luajtur, të gjitha janë të barabarta. /Periskopi.com/