Rikujtojmë bisedën e Peles dhe Maradonas që u kap nga mikrofonët, po flisnin keq për Messin
Ikona e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi cementoi statusin e tij si më madhështori në histori përgjatë karrierës ilustrative të tij.
Tash 33-vjecar, nuk ka dyshim se gjashtë herë ‘Topi i Artë’ do të përmendet në debat me Pelen dhe Diego Maradonan për më të mirin në histori, transmeton Periskopi.
Në aspektin e karakterit, bashkëkombasi i tij, Maradona ishte krejtësisht tjetër.
I bekuar me talent të jashtëzakonshëm, gati jashtëtokësor, Maradona gjithashtu ishte edhe lider i vërtetë në fushë dhe në zhveshtore.
Dhe Maradona, i cili fatkeqësisht vdiq në moshën 60-vjecare në nëntorin e kaluar, i kishte treguar sinqerisht cka mendonte për Messin.
Gajtë një eventi në Paris në qershor të vitit 2016, Pele është kapur nga mikrofonët duke e pyetur Maradonën:
”Diego, a e njeh personalisht Messin?”
Maradona u përgjigj: ”Po, po por…”
Pele ndërhyri: ”A është person i mirë? Nuk e njoh atë, e njoh nga…”
Maradona pastaj tha: ”Ai është person i mirë, por nuk ka personalitet. Nuk ka shumë personalitet për të qenë lider.”
Pele u përgjigj: ”Ah, e kuptoj. Sic pati shumë lojtarë të tillë në kohën tonë.”
Maradona shtoi: ”Saktësisht, shumë lojtarë, shumë…”
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/