Barcelona me një fitore sot kundër Granadas, rrëmben primatin në La Liga, pesë javë para përfundimit

Barcelona me një fitore sot kundër Granadas, rrëmben primatin në La Liga, pesë javë para përfundimit

Gjiganti katalunas Barcelona do të kërkoj sot me çdo kusht fitoren në përballjen kundër Granadas, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33 në La Ligan spanjolle.

“Blaugranët” rikthehen në këtë ndeshje nga fitorja javën e kaluar kundër Villarrealit me rezultat 2:1, ndërsa Granada rikthehet nga humbja kundër Sevillas me rezultat 2:1.

Në rast fitoreje në këtë ndeshje, Barcelona do ta shihte vetën në pozitën e parë, me 74 pikë, një më shumë se Atletico Madridi që do të zbriste në pozitën e dytë.

Momentalisht, pas 32 xhirosh, Barcelona ka 22 fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, kështu duke e zënë pozitën e tretë në tabelë me 71 pikë.

Në anën tjetër, Granada pas 32 ndeshjeve gjendet në vendin e tetë, me 12 fitore, gjashtë barazime dhe 14 humbje, duke arkëtuar gjithsej 42 pikë.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa në këtë ndeshje, ku tek Barcelona nuk do të paraqiten Philippe Coutinho dhe Ansu Fati, kurse tek Granada do të mungojnë Duarte, Lozano, Milla, Neva, Silva dhe Vallejo.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (3-1-4-2): Ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Pique; Busquets; Roberto, De Jong, Pedri, Alba; Messi, Griezmann

Granada (4-2-3-1): Escandell; Foulquier, Diaz, Perez, Quini; Gonalons, Herrera; Kenedy, Vico, Machis; Suarez

19:00 Barcelona (3) – Granada (8) (Stadiumi Camp Nou)

Shpërndaje në: