Historike: Gjyqtarët e PL do të ndalin ndeshjet në kohë iftari për t’ua mundësuar të pinë e të hanë lojtarëve që agjërojnë
Gjyqtarët e Premier Leagues raportohet se po inkurojahoen të pyesin kapitenët nëse duhet t’i ndalojnë ndeshjet për t’ua mundësuar futbollistëve që po agjërojnë të hanë.
Brendan Rodgers së fundmi konfirmoi se ai e largoi ëesley Fofanan pas 60 minutave kundër ëest Hamit për t’ia mundësuar të hajë për iftar, transmeton Periskopi.
Myslimani i devotshëm po e praktikon agjërimin në Ramazan.
Ndeshja e radhës së Leicesterit poashtu ishte një tjetër përballje që u zhvillua në kohën e iftarit, me Fofanan që kompletoi 90 minuta por u lejua të hante në kohë iftari gjatë ndeshjes.
Ndeshja u pauzua pas 30 minutave për t’ia lejuar mbrojtësit të ‘Dhelpërave’ dhe Cheikhoi Kouyates së Palacet të pinë ujë dhe të hanë në afërsi të fushës.
Fofana shprehu mirënjohjen e tij ndaj ligës dhe futbollistëve pas ndeshjes.
Ishte një moment historik në Premier League, pasi ishte hera e parë që një ndeshje u ndalua për t’ia mundësuar lojtarëve të hanë për iftar.
Dhe, sipas një raporti nga ‘Independent’, ky rast pritet të bëhet precedent për të vazhduar tutje.
Raportoi potencon se gjyqtarët do të inkurajohen të flasin me kapitenët e klubeve para ndeshjeve në mënyrë që ta dinë nëse duhet ta ndalin ndeshjen për t’ua mundësuar atyre të hanë e të pinë në kohë iftari.
Sipas rregullores aktuale, ndeshjet mund të ndalen vetëm atëherë kur ka marrëveshje mes gjyqtarëve dhe kapitenëve para ndeshjes. /Periskopi.com/