Dëshironi të dukeni e mahnitshme lakuriq? Këto ushtrime jua realizojnë dëshiron (Foto)
Kjo është një ndër arsyet se përse Telegrafi ju sjell katër ushtrime, të cilat do t’ju ndihmojnë t’i ktheni në formë të gjitha zonat e trupit që i tërheqin meshkujt.
Më e mira e këtyre ushtrimeve është se janë të lehta dhe mund t’i kryeni edhe në shtëpi.
Ushtrime për vithe rrethore
Pozita fillestare: Qëndroni në pozitën e qenit, ndërsa mbajeni shpinën drejt
Ushtrimi: Lakojeni njërën këmbë dhe lëvizeni në nivel me ijët, pastaj zbriteni poshtë pa e lënë të prekë në dysheme. Bëni tri seri të tilla për secilën këmbë me nga 10-15 përsëritje.
Pozita fillestare: Shtrijuni në dysheme me shpinë, ndërsa gjunjët mbani të lakuar.
Ushtrimi: Ngushtoni muskujt abdominal dhe, duke i mbajtur thembrat në tokë, lëvizni ijët lart. Qëndroni ashtu për dy sekonda para se të riktheheni në pozitën fillestare. Duhet t’i bëni tri ushtrime nga ky ushtrim me 15 përsëritje.
Ushtrime për bel të hollë
Pozita fillestare: Ushtrimi ‘plank’ – dërrasë, performohet në dy anët duke i mbajtur duart drejt. Njëra këmbë qëndron mbi tjetrën.
Ushtrimi: Qëndroni vetëm me njërën dorë, sikur në foton e mëposhtme, por përpiquni që ta mbani balancin. Në këtë pozitë qëndroni 15 sekonda, pastaj, pasi të keni pushuar, përsëriteni edhe pesë herë tjera në secilën anë. /Telegrafi/