Policia alarmohet për vendosjen e një granate në pyll, por ishte thjesht një lodër seksi
Policia gjermane u thërrit për të hetuar mbi vendosjen e një granate dore në një pyll, jashtë qytetit të Passau, pranë kufijve të Gjermanisë me Austrinë dhe Republikën Çeke, por më pas zbuloi se objekti ishte një lodër seksi prej gome.
Dikush që po vraponte në atë zonë njoftoi policinë se “kishte gjetur një granatë në pyll”, por nuk arriti të përmendte se pranë “bombës” kishte edhe prezervativë dhe lubrifikantë.
Detektivët e skuadrës së bombave konstatuan se objekti ishte një kopje e granatës pasi inspektuan përmbajtjen e çantës. Zyrtarët i thanë agjensisë gjermane të lajmeve, DPA, se zbulimi i prezervativëve në çantë i bëri ata të dyshonin që në fillim se objekti ishte menduar për t’u përdorur për diçka tjetër.
“Një kërkim në internet konfirmoi dyshimin,” tha policia. “Ja që paska edhe lodra seksi në formën e granatave të dorës.”
Burimi: The Independent, Associated Press