Messi merr ofertë joshëse nga Laporta
Raportohet se Joan Laporta dhe Jorge Messin janë takuar në javën e kaluar, duke drekuar së bashku.
Qëllimi këtij takimi natyrisht se kishte të bënte për Lionel Messin dhe vazhdimin e kontratës së tij.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhej me një largim nga Barcelona në këtë verë, pasi edhe kontrata i skadon në muajin qershor.
Me atë çfarë raporton Torres, ardhja e Laportas në krye të klubit ka ndryshuar mendimin e Messit dhe tani po diskutohet për një kontratë dyvjeçare.
Besohet se Messi do të rinovojë kontratën, duke injoruar kështu interesimin e Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityt.