Kosova e pëson nga Mali i Zi, minimizohen gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian
Kosova ka humbur 22-27 ndaj Malit të Zi dhe kësisoj kanë humbur një mundësi për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 22-27.
“Dardanët” humbën një mundësi shumë të mirë për kualifikim në Kampionatin Evropian, sepse një fitore sonte do t’i kualifikonte direkt në një nga garat më të mëdha në hendboll.
Mundësitë e Kosovës për kualifikim, janë zvogëluar shumë, pasi ‘Dardanët’ duhet të presin rezultatin nga ndeshja e fundit në mes Malit të Zi dhe Rumanisë.
Një fitore e mundshme e Malit të Zi do ta dërgonte këtë kombëtare direkt në Kampionatin Evropian, kurse në rast humbjeje, Kosovës do t’i jepte mundësi kualifikimi nga pozita e tretë.