Reagim i fuqishëm nga tifogrupi i Ballkanit: Zahir Pajaziti do të turpërohej po të ishte gjallë

Reagim i fuqishëm nga tifogrupi i Ballkanit: Zahir Pajaziti do të turpërohej po të ishte gjallë

Xhiroja e 31-të në futbollin kosovar u përshkua nga situata kontraverse.

Një incident ka ndodhur në takimin mes Ballkanit dhe Llapit, ku pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Llapi reagoi me një postim të ashpër në “Facebook” pas përfundimit të pjesës së parë.

“Përfundon pjesa e parë: FC Ballkani – KF Llapi 1:0 Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi! Kjo është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit! Sulmohen zyrtarët dhe futbollistët e Llapit, ka presion të vazhdueshëm nga shikuesit jashtë stadiumit që kalojnë mbi 300 të pranishëm”, kishte shkruar faqja zyrtare e Llapit në Facebook.

Postimi i plotë i “Xhebrailave”: 

SUHAREKA ËSHTË SHQIPËRI PODUJEVA ËSHTË SHQIPËRINË QOFTË SE NUK E DINI, ATEHERË PO JU TREGOJMË QË NDODHENI NË SUHAREKË.

Në Suharekën e shumë trimave që dhanë jetën për liri dhe dhanë jetën që sot pas 21 vitesh të mos jetoj asnjë serb në qytetin tonë, në Suharekën e Besim Ndrecës, në Suharekën që cilësohet vatër e patriotëve Shqiptarë, në Suharekën që ndodhi një ndër masakrat më makabre gjatë luftës.

Trim Zahir Pajaziti do ndihej i turpëruar po të ishte gjallë për këtë thënje që ai luftoi dhe ra për Liri.Në qoftëse ndjeheni gjithmonë shumë komod në Suharekë nuk është sepse ju duam, por sepse në venat tona rrjedhë gjak SHQIPËTARI, ai gjak i cili e ka BESËN dhe MIKËPRITJEN që i karakterizonë Shqipet. Por, ju na ktheni në këtë mënyrë.Kërkojmë nga organet e FFK-ës të merrën masa ndëshkuese për akterët e kësaj vepre të shëmtuar, nuk do dilnim në deklarat në qoftse do ishte nga një faqe tjetër, por të jetë nga faqja origjinale është e paprunueshme.Kërkim falja është më e pakta, por mos harroni që tribina do hapet herët apo vonë, pastaj pasojat e kësaj do i mbani mbi supet e juaja.ME RRESPEKT,Xhebrailat 1992

Shpërndaje në: