Skandal në futbollin shqiptar: Qëllohet me gurë në kokë trajneri i Partizanit
Laci e Partizani barazuan 2-2 në një ndeshje të tensionuar, por vëmendja, përtej rezultatit, është përqendruar në episodin e fundit të pjesës së parë.
Edhe pse të kuqve i ishte anulluar goli që do ti kishte dhënë epërsinë në 45 minuta lojë, për një faull të Cinarit, tifozët kurbinas të pranishëm në tribunën e stadiumit të Lacit kanë hedhur sende të forta drejt pankinës kryeqytetase.
Një ngjarje që agravoi edhe më shumë situatën, që ishte tensionuar më parë, pak minuta para se të fillonte ndeshja, nga disa persona në tribunë që kanë shpërthyer në ofendime ndaj kundërshtarëve, duke detyruar presidentin e Laçit, Pashk Laskaj, të shkojë dhe të debatojë me ta, duke i kërkuar të qetësohen.