Kështu duket tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme
Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të parapara në program në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka bërë një hap të madh drejt garës për titull duke mposhtur Llapin si mysafir me rezultat 1-0.
Mirëpo, menjëherë prapa Prishtina nuk po lëshon pe, teksa mposhti sot Trepçën 89 me rezultat 3-1, derisa Drita barazoi me Besën ndërsa Gjilani poashtu barazoi pa gola me Drenicën.
Pas 31 javëve, Ballkani prin në Superligë me 67 pikë, një më shumë se Prishtina në të dytin me 66 dhe dy më shumë se Drita në të tretin.
Më poshtë, renditja tabelare pas 31 javëve në Superligë. /Periskopi.com/