Kapiteni i Kosovës në hendboll flet para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi
Kombëtarja e Kosovës në hendboll nesër me fillim nga ora 19:30 zhvillon ndeshjen e rëndësishme me Malin e Zi.
Atmosfera në stërvitjen e fundit është e shkëlqyeshme dhe djemtë janë maksimalisht të motivuar. Të gjithë janë të uritur për të dhënë maksimumin për fanellën e shtetit dhe për të shfaqur vlerat që si Kombëtare kemi, njofton FHK-ja.
Para ndeshjes ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, i cili thotë se synim është vetëm fitorja.
“Si çdo ndeshjeje tjetër edhe kësaj i qasemi me shumë seriozitet dhe me synim për fitore. Kjo ndeshje për dallim nga të tjerat, ka një rëndësi më të madhe pasi që në rast të fitores kemi gjasa të jemi në Kampionat Evropian. Jemi pak në presion për këtë ndeshje, por ekipi i Malit të Zi mendoj që ka më shumë presion. Nëse e japim maksimumin, luajmë lojë të kujdesshme dhe efikase, besoj se në fund do të arrijmë të kemi rezultatin që e dëshirojmë”, ka thënë kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj.