FFK hap procedurë kundër Ballkanit pasi ‘ngriti akuza të pabaza’
Komisioni Diciplinor ka zhvilluar mbledhjen e radhës sot ku janë diskutuar cështjet e fundit në lidhje me Superligën e Kosovës dhe jo vetëm.
Ballkani përmes një letre të hapur kishte akuzuar FFK-në se po përcakton se kush do ta fitoj titullin dhe kush do ta fitoj Kupën e Kosovës. Të hënën Komisioni i Garave inicioi procedurë ndaj Ballkanit, ndërsa Disiplinori ka hapur procedurë disiplinore, të martën.
“Për deklaratë publike ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, përmes akuzave të pavërteta, përdorimin e termave paushallë dhe të pa argumentuara (kalkulim dhe manipulim), lidhur me ecurinë e ndeshjeve, me çka shkel dispozitat e kodit të sjelljes sportive”, thuhet në vendim.Ballkanit i është kërkuar që të deponojë fakte dhe argumente për rastin e hapur. Po ashtu Ballkanit i është kërkuar deklaratë plotësuese, që duhet ta dorëzojë deri më 29 prill.