Kombëtareve do t’u lejohet të ftojnë nga 26 lojtarë në Euro 2020
‘The Times’ raporton se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të shtojë numrin e futbollistëve në Euro 2020 në 26.
Lajmi i rëndësishëm vjen nga ‘Times’, e cila potencon se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka konsideruar fuqishëm mundësinë që të lejohet regjistrimi i 26 lojtarëve në Kampionatin Evropian.
Gazeta potencon se komunikata zyrtare do të vijë së shpejti dhe se komiteti i Kombëtareve ka dhënë dritën e gjelbër për rritjen e numrit për shkak të pandemisë. /Periskopi.com/