E ulët: Batatina i Llapit e konsideron ‘masazhere’ gazetaren Qeqa Krelani
KF Llapi në pronësi të vëllezërve Batatina ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Trepçës’89.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina do ta vazhdojë këtej e tutje kampionatin më e qetë në luftën e saj për të mbijetuar në SuperLigë.
Batatina kishte pasur një konflikt të ashpër me gazetaren Qeqa Krelani, duke plasuar edhe disa komente seksiste.
Por, i vëllai i tij me emrin Emrush, duket se ka probleme edhe më serioze mos-durimi me gratë në futboll.
“Merre Taksin e shko tregoja rezultatin [Qeqa Krelanit] edhe ta bën një masazh” – ka shkruar ai në Facebook.
Disa qendra të masazhit janë dyshuar si vende ku ndodh edhe prostitucion – për çka, edhe Policia e Kosovës ka ndërmarrë një varg aksionesh.
Një gjuhë e tillë është e papranueshme ndaj gazetarëve të Kosovës. /Periskopi