Mos ndani kurrë me të tjerët kufjet, ja rreziku që vjen prej tyre

Mos ndani kurrë me të tjerët kufjet, ja rreziku që vjen prej tyre

Quajeni këtë si arsye për të mos ndarë kurrë me të tjerët kufje ose ndonjë gjë tjetër që vendoset në veshët tuaj.

Një mjek në Vietnam tregoi se si gjeti me dhjetëra në dukje si kërpudha të imëta duke u rritur brenda veshëve të një pacienti, i cili ishte ankuar për kruajtje e dhimbje të veshëve. Arsyeja e mundshme? Pacienti pa emër kishte ndarë ‘pajisje për higjienë të veshit” me të tjerët.

Mjeku, i identifikuar si Dr. Cuong nga Hanoi, regjistroi pamjet e fenomenit në fjalë përmes një endoskopi. Ai tha se i hoqi kërpudhat dhe se pacienti do të shërohet brenda pak ditësh.

Sipas Healthline, gjendja e quajtur otomikozë, mund të shkaktohet nga notimi në zona tropikale.

Është më e zakonshme tek njerëzit me diabet ose disa gjendje të tjera. Sidoqoftë, siç zbuloi pacienti në Vietnam, bakteret dhe kërpudhat mund të përhapen duke ndarë gjëra që hyjnë brenda veshëve tuaj.

Shpërndaje në: