Japonezët përdorin metodën e larjes 4-2-4 për lëkurë bebi: Është kaq e thjeshtë!
Shumë japonezë kanë një ritual të vetin kur bëhet fjalë për të larë fytyrën. Teknika njihet si “metoda 4-2-4”, zgjat 10 minuta dhe ka 3 hapa kryesorë. Një specialist thotë se nëse përdorni këtë metodë pastrimi, nuk keni nevojë të lani fytyrën në mëngjes, vetëm natën. Për më tepër, nuk keni pse ta bëni çdo ditë. Mjaftojnë 4 herë në javë.
– 4 minutat e para: Faza e vajit
Faza e vajit ka për qëllim të përmirësojë qarkullimin duke masazhuar lëkurën për 4 minuta, duke aplikuar një vaj (pastrues me përmbajtje vajore) në fytyrë. Është e rëndësishme të zgjidhni vajin e duhur për ju. Disa prej grave japoneze përdorin vaj ricini, jojoba etj. Kini kujdes me masazhimin e lëkurës tuaj në rast se shihni se diçka nuk po shkon në lëkurë. Konsultohuni me dermatologun përpara se ta ndërmerrni këtë hap, pasi shumë mjek nuk sugjerojnë çdo vaj për çdo tip lëkure.
– 2 minutat më pas: Pastrimi
Pasi të keni masazhuar fytyrën, vendosni larësin mbi lëkurën me vaj. Lajeni fytyrën për 2 minuta me lëvizje të buta që të mos e lëndoni lëkurën.
– 4 minutat e fundit: Shpëlarja
Filloni me ujë të ngrohtë për 2 minuta, pastaj përfundoni me ujë të ftohtë për 2 minuta të tjera. Uji i ngrohtë ndihmon për të hequr vajin e tepërt nga lëkura juaj dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në sipërfaqe. Uji i ftohtë mund të ndihmojë në ngushtimin e poreve.Kjo teknikë ndihmon për të hidratuar lëkurën në mënyrë që pas procedurës, lëkura të shkëlqejë.
Burimi: Bright Side