Mbyllen pjesët e para: Drita-Prishtina, Ballkani-Gjilani dhe Llapi-Trepca 89 – këto janë rezultatet
Kanë përfunduar pjesët e para nga tri ndeshjet e xhiros së 30-të në Superligë, që kanë filluar nga ora 15:00.
Drita dhe Prishtina janë duke barazuar 1-1 në ndeshjen kryesore të javës.
Fillimisht gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 21-të përmes Haxhimusës, por kryeqytetasit barazuan në minutën e 34-t me anë të Krasniqit, shkruan Periskopi.
Në ndeshjen tjetër, Trepca 89 është duke fituar 1-0 si mysafire e Llapit, me golin e vetëm që e shënoi Jashari në minutën e 8-të.
Në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit nuk pati gola në pjesën e parë. /Periskopi.com/